BE: Kompromis me SHBA për mosmarrëveshjen tregtare

BE: Kompromis me SHBA për mosmarrëveshjen tregtare

ATSH-DPA/ – Komisioni Europian ka sinjalizuar gatishmërinë për kompromis në lidhje me një mosmarrëveshje mbi tarifat e tregtisë me SHBA-në.

“Ne kemi propozuar të pezullojmë të gjitha tarifat reciproke për gjashtë muaj me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për negociatat”, tha zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis, për revistën gjermane “Der Spiegel”.

“Kjo do të krijonte një frymëmarrje të nevojshme për industritë dhe punonjësit në të dy anët e Atlantikut”, shtoi ai.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Europa.

Si kundërpërgjigje, BE vendosi tarifa mbi uiskin, xhinset dhe motoçikleta nga SHBA.

Fillimisht, politikanët përgjegjës për Politikën Tregtare në Uashington sinjalizuan se administrata e re e presidentit Joe Biden do t’i ruante tarifat e paraardhësit të tij./

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close