Bessi,fisi i lashtë ilir nga thrakia dhe Besa shqiptare!

/Shkruar nga Xhelil Arifi

Dioqeza e Trakisë (latinisht: Dioecesis Thraciae) ishte një dioqezë e Perandorisë Romake të mëvonshme, duke përfshirë provincat e gadishullit të Ballkanit lindor (që përfshin territore në Rumaninë moderne jug-lindore, Bullgarinë qendrore dhe lindore, dhe Greqinë dhe Trakinë Turke).

Dioqezë u krijua si pjesë e reformave të Dioklecianit dhe Konstandinit të Madh dhe drejtohej nga një vikar i varur nga prefektura pretoriane e Lindjes. Siç është përshkruar në Notitia Dignitatum të ca. 400, dioqeza përfshinte provincat e Evropa, Thrakia, Haemimontus, Rodope, Moesia II dhe Skitia e Vogël.
Filipopolisi (Plovdivi i sotëm, në Bullgari) ishte kryeqyteti.
Shenjat më të hershme të banimit në territorin e Philippopolis datojnë qysh në mijëvjeçarin e 6 para Krishtit kur u vendosën kolonitë e para.

Qyteti me mure u ndërtua nga fisi “trak” Bessi. [14] Në 516 para Krishtit gjatë sundimit të Dariusit të Madh, Trakia u përfshi në perandorinë Persiane. [15] Në vitin 492 para Krishtit gjenerali Persian Mardonius e nënshtroi përsëri Trakinë dhe u bë nominalisht një vasal i Persisë deri në sundimin e hershëm të Xerxes I. [16] Nga 479 pes qyteti u përfshi në mbretërinë Odrysiane, një bashkim fisnor Thrakian.

Appiani Bessit i quan “ata ujqit e maleve”.Fati i mëtejshëm i Bessve është një çështje e diskutueshme. Disa autorë si Gottfried Schramm i nxorën shqiptarët nga Bessët e kristianizuar, pasi mbetjet e tyre u shtynë nga sllavët dhe bulgarët gjatë shekullit të 9-të drejt perëndimit në Shqipërinë e sotme, [10] ndërsa historianët e zakonshëm mbështesin marrëdhëniet iliro-shqiptare. [11] [12] [ 13] [14] .

Pra kush ishin Bessët,ata që mbanin besën?

-Besa si fjalë përbën një koncept kulturor në qerthullin etnik shqiptar, që shtrihet prej kodit të fjalës së dhënë dhe në nivel historik me besimin fetar.[1] Në kulturën shqiptare besa shihet si diçka e shenjtë dhe se përdhosja e saj do të qe e pamenduar.[2] Sipas Malokit, besa së bashku me nderin dhe burrninë përbëjnë bazat e kanunit në rrafshin e së drejtës zakonore.(Wiki)

Po aty në Wikipedia,shkruan -Besa shqiptare është e njohur te bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin besa!Është vazhdimësi e pranisë së madhe të fisit ilir Bessi mu në ato hapësira ku sot kemi këto dy shtete.

Besa ka një histori që lidhë një kod të veçantë,që nuk e kanë asnjë nga të tjerë kombe.Është ajo lidhja thrako-ilire që në fakt asnjëhere nuk ka pushuar së egzistuari deri në shekujt e vonë të kohës sonë.Elementi etnik shqiptar është shtrirë që nga trojet ku ata sot jetojnë,duke vazhduar nga lindja përfshirë Greqinë,Maqedoninë,Bullgarinë deri në Rumelinë e sotme e tutje…Historiani gjerman Mommsen thotë se kryeqyteti i Bessve ishte Uscudama (tani Edirne) në Turqinë moderne!

Pra shqiptarët nuk erdhën nga Besët si mbetje e tyre siç mund të mendonte Schramm por ,Bessët dhe shqiptarët ishin e njëjta shtrirje e substratit ilir që mbizotronte tërë gadishullin Ilirik e më shumë se kaq.
Ka mundësi që pjesa veriore e Shqipërisë ,Kosova e tutje Lugina deri në Bullgari të jenë pjesa përbërese e shtrirjes së njejtë të bessëve,që është shkëputur në kohë nga asimilimi sllav?

Ashtu ashtu,besa është ma shumë kod malsorësh,që në një farë mënyre i falen qendrës së madhe të lashtë në Philippopolis dhe ka mbetur e pa shlyer nga kohë të lavdishme.Këto janë vetëm ndarje fisesh dhe dialektesh të cilat kanë bërë ndarjen që nga Iliria e tek arbërit e deri më sot,por gjenetika është e njejtë.Të gjithë janë njerëz të një gjeni.

Por kjo është vetëm një hipotezë ende e pa formësuar mjaft,kështu që iu mbetet profesonistëve të mbarojnë.Elementet kryesore i kanë,dhe duhet quar deri në fund.Historia jonë është një botë ende e pa exploruar mjaftueshëm.

/Xhelil Arifi/12.04.2021

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close