EMA ekzaminon vaksinën Sputnik V

ATSH-DPA/ – Ekspertët e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) kanë mbërritur në Moskë për të vlerësuar vaksinën antiCOVID-19 Sputnik V, njoftoi media ruse sot.

Përfaqësuesit e EMA-s, që nisi shqyrtimin e vaksinës së prodhuar nga Rusia në fillim të marsit, deri më tani kanë vizituar dy klinika në Moskë, ku mbaheshin nën vëzhgim pacientë në provat e fazës 3 të vaksinës.

“Ekspertët biseduan me personelin mjekësor në klinika”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar burime anonime.

Vizita në Rusi është pjesë e procesit të EMA-s për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës.

Sipas procedurës së “rishikimit të përsëritur”, “rezultatet e provës po shqyrtohen, edhe nëse jo të gjitha të dhënat janë ende në dispozicion dhe nuk është dorëzuar ende ndonjë kërkesë për miratim.

Nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë procesi i miratimit.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close