MSH-ja: Vaksinimi kundër Covid-19 vazhdon me pacientët me hemodializë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 15 prilli fillon vaksinimi kundër Covid-19 pacientëve të hemodializës.

Për pacientët e komunës së Prishtinës vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, ndërsa në komunat tjera behet në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve.

Njoftimi i plotë:

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së sotme, e enjte  15 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close