Rama: Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90800 vaksina AstraZeneca

/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të shtunën dhe të dielën mbërrijnë në vendin tonë 90800 vaksina “AstraZeneca”.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”.

“Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira”, – thekson Rama.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të va.ksinës ndaj COVID-19. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close