Themelohen dy studio rajonale të RTK-së në Mitrovicë dhe në Prizren

Sot u nënshkrua fillimi i Implementimit të projektit të dytë në kuadër të asistencës nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Radio Televizioni i Kosovës.

Kjo marrëveshje parasheh themelimin e dy studiove rajonale të RTK-së në Mitrovicë dhe në Prizren, trajnime të ndryshme dhe shtimin e kapaciteteve të arkivimit të materialeve.

Përveç këtyre studiove, Radio Televizionit të Kosovës, do t’i shtohen edhe dy të tjera. Por, jo në kryeqytet.

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila kohë pas kohe me projekte të ndryshme mbështet RTK-në, filloi procedurat e implementimit për dy studio rajonale të RTK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka falmenderuar JICA-n japoneze, duke thënë se kjo është një ndihmë e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Në anën tjetër, zyrtarët e JICA-s u shprehën të kënaqur me punën dhe profesionalizmin e RTK-së duke thënë se shtetet demokratike kanë nevojë për transmetues publik.

“Ne respektojmë profesionalizmin e transmetuesit publik, andaj nisur nga kjo ne mundohemi të kontribuojmë për këtë medium. Me këtë projekt të rëndësishëm, ku do të bëhet hapja e dy zyrave të reja, synohet mbulimi i territorit të Kosovës nga ky medium”, tha Dr. Hashimoto Keiichi nga JICA.

Kjo marrëveshje parasheh themelimin e dy studiove rajonale të RTK-së në Mitrovicë dhe në Prizren, trajnime të ndryshme dhe shtimin e kapaciteteve të arkivimit të materialeve.

Për këto çështje zyrtarët japonezë me datën 14 prill kanë zhvilluar takim me kryetarin e komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri të cilët janë zotuar se do ta mbështesin hapjen e këtyre zyrave në aspektin e gjetjes së lokacioneve të përshtatshme për funksionimin e tyre.

Qeveria Japonezë në projekte të ndryshme e ka mbështetur RTK-në që nga fillimi i funksionimit duke i dhuruar donacion pajisje.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close