Konjufca nga Çikatova: Serbisë duhet t’i bëhet padi për gjenocid

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca së bashku me presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu sot kanë bërë homazhe në Çikatovë, në 22 vjetorin e masakrës që u bë në këtë vend.

Konjufca u shprehë se nuk ka pasur drejtësi në Çikatovë dhe se kriminelët që morën pjesë në këtë masakër enden të lirë në Serbi por sipas tij, ka mundësi që ndonjëri endet edhe në Kosovë.

“Sa herë vijmë këtu e kuptojmë edhe më mirë çmimin e madh që e kemi paguar si popull për lirinë e shtetit tonë, për lirinë e popullit tonë. Çka është më e keqja, ka të bëj me faktin, që nuk ka pasur drejtësi për masakrën e Çikatovës. Ende shumë kriminel që kanë marr pjesë drejtpërdrejt në masakrën e Çikatovës janë të lirë, janë në Serbi, nuk e përjashtoi që ndonjëri prej tyre mund të jetë edhe në Kosovë. Por, kjo është krim i shumëfisht sepse i lëndon familjarët që i kanë dhënë më të dashurit e tyre. Edhe martirët nuk mund të prehen të qetë, as zemrat e familjarëve nuk mund të qetësohen e ata mund të flejnë pa ardhur drejtësia, pa u dënu të gjithë kriminelët për mizoritë e tyre të kryera në Kosovë, e njëra prej mizorive më barbare është masakra e Çikatovës”, u shprehë Konjufca.

Tutje, ai tha se Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocidin që e ka bërë në Kosovë.

“Ajo që duhet të bëj Qeveria e Kosovës, edhe që e ka dhënë premtimin, është të përpiloj një padi kundër Serbisë që do të dorëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare. Normalisht që për këtë nevojitet punë e madhe, punë sistematike. Njëri prej akteve të para do të ishte rithemelimi i Institutit të Luftës. Pa dyshim që Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocid. Kërkush nuk ka dyshim që ai ka qenë gjenocid”, tha Konjufca.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close