Prokuroria Themelore sqaron:Veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë dhe jo ndaj mediave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë e Kosovës që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” pas konferencës së djeshme të mbajtur nga ministri Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por PTH kanë sqaruar përmes një komunikate tjetër se hetimet për veprën penale në fjalë do të bëhen ndaj personave zyrtarë dhe jo ndaj gazetarëve dhe mediave.

Prokuroria Themelore ka sqaruar se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë dhe jo ndaj mediave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon lidhur me lajmin e publikuar “Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave anti COVID”, nga portali “Kallxo.com”, duke ju njoftuar edhe njëherë se për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar nga portali në fjalë”, thuhet në reagim.

Dje mediumi “Insajderi” ka publikuar një hulumtim rreth procesit të sigurimit të vaksinave. Siç ka raportuar “Insajderi”, thuhet që ministri Vitia të ketë refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”. Kjo është demantuar nga vetë ministri mbrëmë, i cili ka bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.

“Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve dhe të veprojë ndaj kujtdo që dëmton një proces kaq delikat, por kaq jetik”, kishte thënë Vitia mbrëmë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close