Deputetja Bogujevci:Të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, në një intervistë për Ekonomia Online tha se duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur në dialogun me Serbinë.

“Thirremi si Komision në trajtimin direkt të çështjes së personave të pagjetur. Janë disa elemente duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur karshi dialogut. Po në të njëjtën kohë ka shumë çështje brenda Komisionit që duhet të rregullohen si ligji, plotësim ndryshimi i ligjit”.

Ndërsa, sa i përket çështjes të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Bogujevci tha se duhet të bëhet shumë punë në Komisionin për verifikimin e kësaj kategorie.

Megjithatë, ajo tha se raporti i katër organizatave nën udhëheqje të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT/KRCT) do të përcillet në Kuvend.

“Ekziston Komisioni për verifikimin e dhunës seksuale gjatë luftës dhe njohjes së statusit të viktimave por që ka ende shumë punë për të bërë. Është lansuar edhe raporti i katër organizatave në udhëheqje të KRCT-ës për impaktin dhe ballafaqimin që kanë viktimat në këtë drejtim. Ky raport do të përcillet në Kuvend”, tha Bogujevci.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close