Ekipet britanike tërhiqen nga “Super Liga”, Johnson mirëpret vendimin

Kryeministri britanik Boris Johnson ka mirëpritur vendimin e gjashtë klubeve të Premier Ligës për të mos mbështetur elitën kontroverse “Super Liga”, e cila mund të shkundë futbollin evropian.

Vendimi i 20 prillit për tërheqje, ka ardhur dy ditë pasi klubet britanike, përfshirë Manchester United, Arsenal, dhe Chelsea, kanë thënë se do t’iu bashkoheshin ekipeve spanjolle dhe atyre italiane në garë.

Super Liga e re, me bazë në Madrid, është prezantuar më 18 prill, me 12 klube.

Aty përfshihen klubet e mëdha spanjolle si Real Madrid dhe Barcelona, si dhe ato italiane AC Milan dhe Juventus.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA), kanë kërcënuar me ndalesa dhe sanksione grupet që synojnë të krijojnë ligë rivale.

Tifozët, lojëtarët dhe menaxherët kanë folur hapur për këtë çështje dhe me raste u janë bashkuar publikisht protestave për Super Ligën.

“E mirëpres njoftimin e natës së kaluar”, ka thënë Johnson më 21 prill.

“Ky është rezultati i duhur për tizofët e futbollit, klubet dhe komunitetin në gjithë shtetin. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lojën tonë kombëtare”.

Pas njoftimit të klubeve britanike, Super Liga ka lëshuar një deklaratë, duke dhënë shenja se do ta pauzojë projektin, mirëpo jo edhe t’i japë fund atij.

“Marrë parasysh situatën aktuale, ne duhet të rishqyrtojmë hapat e nevojshëm për të riformësuar projektin tonë, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimin tonë për t’iu ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme”, kanë thënë mbështetësit e ligës me bazë në Madrid.

Aty është thënë se fajtor për ndryshim të qëndrimit britanik ka qenë ”presioni”, dhe se “status quo-ja e futbollit evropian duhet të ndryshojë”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close