Për tre muaj 1 000 dhurues të gjakut më shumë

Në tre muajt e parë të këtij viti është rritur numri i vullnetarëve për të dhuruar në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, ndërsa gjatë muajit të Ramazanit ka rënë interesimi.

Në një intervistë Safete Maliqi- Qorrmemeti, shefe e Njësisë së Dhurimit te Gjakut, tha se është rritur numri për 1 000 dhurues më tepër, krahasuar me vitin e kaluar.

“Në bazë të raporteve që përcjellim vazhdimisht shohim se raporti me vitin e kaluar të tre mujorit të parë të vitit të kaluar dhe tre mujorit të këtij vitit numri i dhurimit të gjakut është rritur në krahasim me vitin e kaluar për 1 000 dhurues më tepër. Përveç pacientëve që trajtohen me Covid-19 ne kemi edhe numër të madh të shtrirëve nëpër klinikat tona të cilët trajtohen dhe si terapi për mjekim e kanë gjakun dhe produktet e gjakut. Klinikat që bëjnë kërkesa për gjak janë klinika e Hematologjisë, Kirurgjisë, Gjinekologjisë”.

“Në kohë Ramazani numri i dhurimit është më i vogël për shkak se njerëzit hezitojnë për të ardhur për të dhuruar gjak”.

Tutje,  Maliqi- Qorrmemeti thotë se vazhdimisht kanë mungesë të grupeve të gjakut.

“Mungesa kemi vazhdimisht të grupeve të gjakut mirëpo ato grupe të cilat na mungojnë në gjithmonë i kompensojmë duke i ftuar dhuruesit vullnetar të cilët janë të gatshëm çdo herë për të ardhur për të dhuruar gjak”.

Më tej, ajo u bën thirrje që të gjithë që kanë kaluar përballjen me virusin Covid-19 të paraqiten në këtë Qendrën për të dhuruar gjak.

“Njerëzit që e kanë kaluar Covidin e kanë përjetuar një sfidë e tmerrshme për të gjithë dhe ata janë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët me Covid-19 dhe në çdo kohë vijnë dhurojnë gjak. Të gjithë ata persona që kanë kaluar Covidin dhe nuk marrin terapi dhe nuk kanë simptoma mund të paraqiten në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar plazmën e tyre”.

“Personat që paraqiten në transfuzionin e gjakut janë ata të cilët e kanë kaluar Covidin dhe personat vullnetar që dhurojnë vazhdimisht gjak. Dhe personat që kanë kaluar Covidin duhet të posedojnë një dokument dhe ne e marrim si dhurues”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close