Kurti e Osmani diskutojnë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave. Po ashtu u dakorduan lidhur me hapat e mëtejmë rreth organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes të dy shteteve.

Këto deklarata u bënë në takimin mes Kurtit e Osmani, pasi ky i fundit po qëndron një vizitë zyrtare në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ministri Osmani ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për procesin zgjedhor demokratik dhe institucionet e reja të dala nga ky proces. Ai theksoi që kjo ishte vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë, që kur është zgjedhur Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 30 gusht 2020. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si model i fqinjësisë së mirë. Kryeministri Kurti dhe ministri Osmani biseduan për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave. Po ashtu u dakorduan lidhur me hapat e mëtejmë rreth organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes të dy shteteve”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close