Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

EMA nuk e kufizon përdorimin e AstraZeneca sipas grupmoshës

ATSH-AFP-ANSA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha sot pas një studimi të ri se përfitimet e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca u rritën me moshën dhe vazhduan të tejkalojnë rreziqet.

“EMA ka rekomanduar vazhdimin e administrimit të dozës së dytë të vaksinës AstraZeneca midis katër dhe 12 javësh pas administrimit të së parës, në përputhje me informacionin e produktit”, tha rregullatori europian në një deklaratë.

“Bilanci përfitim-rrezik i vaksinës AstraZeneca mbetet pozitiv për të rriturit në të gjitha grupmoshat”, shtoi ajo.

Në vlerësimin e saj të ri, EMA ripërsëriti se përfitimet e AstraZeneca-s tejkalojnë rreziqet, duke theksuar se janë “autoritetet kombëtare që duhet të konsiderojnë faktorë të tjerë dhe mënyrën e përdorimit më të mirë të vaksinave”./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close