Moti për këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme në vend.

Në fundjavë pritet të jetë mot më i qëndrueshëm dhe me më shumë diell, derisa të martën ka mundësi për reshje shiu, raporton Express.

Ditën e martë do të ketë kalime të vransirave që sjellin mundësi për të reshura shiu orëve të paradites.  Nga e mërkura parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me më shumë diell.

Cilësia e ajrit parashihet të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare gjatë fundjavës, vetëm në kushte të qetësisë vende-vende mund të kalojë në vlera të dobëta.

25.04 – Kryesisht me diell.Reklamë

26.04 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

27.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Paradite mundësi për reshje të dobëta shiu.

28.04 – Ngrohtë.  Në mëngjes vransira me mundësi për riga lokale shiu.  Ditën më shumë diell.

Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 2C deri 3C, e ditën e martë rriten deri në 8C.  Maksimalet gradualisht në rritje nga 14C, të shtunën deri në 18C ditën e hënë, e të mërkurën edhe deri në 20C.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 5-11m/s, e nga dita e hënë nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditën e shtunë, më pas në rënie përreth vlerave normale.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close