Policia e Kosovës ka dhënë mbi 80 gjoba për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut mbrëmë kanë realizuar një kontrollë të përbashkët në kuadër të planit Operativë në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.

Gjatë aktiviteteve në teren janē gjetur parregullsi ku në këto raste janë shqiptuar gjithësejt tetëdhjet e dy tiketa (82) për mos mbajtje të maskës për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohën nga ora 22:30-05:00 dhe për organizime të ahengjeve të ndryshme.

Në komunën e Gjilanit dhe Ranillugut nga inspektorët e AVUK- ut të asistuar nga Policia e Kosovës janë mbyll dy lokale, një “Diskotek”, dhe një lokal nate.

Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close