Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Lambrecht: Personat e vaksinuar kundër COVID-19 mund të kenë më shumë liri

ATSH-DPA/ – Për personat të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 shumë shpejt mund të hiqen disa kufizime, njoftoi sot ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

“Nëse vërtetohet se një vaksinim jo vetëm që mbron nga sëmundjet, por gjithashtu mund të parandalojë transmetimin e mëtejshëm të virusit, kjo duhet të merret parasysh në masa”, tha ajo për gazetën “Handelsblatt”.

“Ky nuk është një privilegj për të vaksinuarit, por një kërkesë e kushtetutës”, shtoi Lambrecht.

Çështja se cilat kufizime mund të hiqen për personat e vaksinuar do të jetë në qendër të një takimi të planifikuar midis udhëheqësve federalë dhe shtetërorë të hënën./ /ervo/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close