Pas Spotify, edhe Apple e gatshme ndaj podcast-eve me pagesë

ATSH-AFP/ – Apple ka njoftuar shtimin e një opsioni që do të lejojë podcast-et të ofrojnë pajtime të paguara, një pikë kthese 15 vjet pas fillimit të platformës së saj të dëgjimit, që ka kontribuar kryesisht në popullarizimin e këtij formati shpërthyes.

“Vetë programet do të mbeten të arritshme falas, por autorët e programeve do të jenë në gjendje të ofrojnë formula të përmirësuara me shpërblime, të tilla si dëgjimi pa reklama, qasja në përmbajtje shtesë apo edhe episodet ekskluzive ose në pamje paraprake”, detajoi në një deklaratë grupi kalifornian.

Në këtë mënyrë, Apple po ndjek lëvizjen e patronazhit ose dhurimeve, që u ofrojnë shumë podcast-eve mundësinë e kërkimit të dëgjuesve të tyre më besnikë për të financuar një pjesë të prodhimit të tyre, përveç reklamave.

Karakteristika e re do të jetë në dispozicion nga maji në më shumë se 170 vende.

Secili prodhues podcast-i do të jetë në gjendje të përcaktojë çmimin e pajtimit të tij.

Gjigandi i transmetimit të muzikës, Spotify, kishte njoftuar tashmë në shkurt një iniciativë të ngjashme, duke prishur kështu funksionimin mbizotërues, i bazuar kryesisht në reklamat dhe hyrjen totalisht falas./

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close