Ekpertët amerikanë rekomandojnë rifillimin e vaksinimit me Johnson & Johnson

ATSH-AFP/ – Ekspertët e autoritetit shëndetësor amerikan rekomanduar rifillimin e vaksinimit me Johnson & Johnson në SHBA, ndërprerë që prej 13 prillit, pas rasteve të rralla të trombozës.

Vaksina është rekomanduar për popullsinë e rritur”, theksoi një grup i mbledhur me kërkesë të Qendrave amerikane të luftës dhe parandalimit të sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore amerikane e shëndetit publik.

Është drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky, që do të marrë vendimin final.

Drejtori shkencor i kompanisë, Paul Stoffels përshëndeti vendimin e ekspertëve, që është një hap thelbësor drejt vazhdimit të vaksinimeve të nevojshme urgjente, në një mjedis të sigurt, për miliona njerëz në SHBA.

Autoritetet shëndetësore kishin njoftuar një pauzë në përdorimin e vaksinës të zhvilluar nga laboratori amerikan për të hetuar disa raste të grave që zhvilluan raste të rënda të mpiksjes së gjakut në bashkëpunim me nivele të ulëta të trombociteve pas injektimit të tyre.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close