Revista amerikane “Stars Illustrated Magazine”,shkruan për këngëtaren Merita Halili

Revista amerikane “Stars Illustrated Magazine”, të cilën e kanë quajtur “Mbretëresha e këngëve shqiptare”, është bërë pjesë e rubrikës “Artisti i muajit”.

Revista amerikane “Stars Illustrated Magazine” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare, Merita Halili.

Artistja, të cilën e kanë quajtur “Mbretëresha e këngëve shqiptare”, është bërë pjesë e rubrikës “Artisti i muajit”.

Duke e vlerësuar si një interpretuese të shkëlqyer, në artikull shkruhet për sukseset e këngëtares shqiptare, e cila jetën familjare e ka zhvendosur prej disa vjet në New Jersey të SHBA-ve.

Në revistë përmendet edhe shkrimi i vitit 2002 nga prestigjiozja “New York Times”, e cila ngriti lart figurën e Halilit, duke e vlerësuar si një soprano rrezatuese në këngë dasmash, nën tingujt e fizarmonikës së bashkëshortit të saj, Raif Hyseni.

Merita Halili, e lindur më 5 prill 1966, është një nga interpretueset më të larta në muzikën popullore të Shqipërisë së Mesme.

E lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ajo u rrit duke kënduar këngët lirike të rajonit të saj të lindjes së Shqipërisë së Mesme.

Debutimi i saj në mbarë vendin do të vinte në 1983 në një moshë të re, kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës.

Menjëherë pas kësaj, ajo nisi të interpretonte për RTSH, si soliste me Ansamblin Shtetëror për Këngët dhe Vallet Popullore.

Ishte një nga këngëtarët më të njohura në vend. Merita renditet ndër këngëtaret e para në Shqipëri për regjistrimet e saj, të cilat ende dëgjohen me gjallëri kudo që shqiptarët jetojnë.

Repertori për të cilin Merita është më e njohur, është ai i qyteteve të Shqipërisë së Mesme, veçanërisht Tiranë, Elbasan, Kavajë dhe Durrës.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close