Çeshtja e pronësisë intelektuale dhe padrejtesia në shpërndarjen e vaksinave kundër coronavirusit!

Në vitin 1955, gazetarët pyetën Jonas Salk-un, shpikësin e vaksinës së poliomelitit, se kush zotëronte patentën për formulën e shpëtimit.
“populli, do të thosha. S’ka patentë. Kush mund ta patentojë Diellin?” u përgjigj ai.

Ndërsa vëndet e pasura mbajnë të mbyllura , të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe “know-how” teknologjik për prodhimin e vaksinave,andaj edhe mungesa e madhe dhe çmimi i lartë pamundësojnë imunizimin e botës dhe luftën e barabart kundër coronavirusit.

Bota sot është ndryshe nga atëhere.Atëhere vlerësohej edhe njeriu,sot në epokën e kapitalizmit të egër liberal ,komercializimi i çdo gjëje ka sjellur devalvimin e humanizmit,edhe pse fasada jep pamje tjetër.

Vetëm fitimi i coorporatave të mëdha është ajo që determinon sjelljen kundrejt interesave të shëndetit të përgjithshëm global.

Prandaj edhe kur ka 3 milion të vdekur,vaksinat në përgjithësi po mbesin privilegj i vendeve të pasura ,ku mendohet se 49 përqind e dozave të prodhuara janë aplikuar në perëndim,ku jeton vetëm 16 përqind e popullatës botërore.

/Xhelil Arifi 25/04/2021

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close