Seriali norvegjez që ‘flet’ shqip

Të dielën e kaluar, në rrjetin televiziv me parapagim, ‘HBO-max’, u dha premiera e serialit norvegjez “Welcome to Utmark”, pjesë e të cilit janë edhe aktoret nga Kosova, Majlinda Kasumoviç dhe Rozafa Çelaj.

Të dy aktoret kosovare, luajnë rolin e dy shqiptareve të trafikuara në Norvegji dhe ato flasin kryesisht gjuhen shqipe në rolet e tyre.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, aktorja Majlinda Kasumoviç, tregon se si ajo dhe Rozafa Çelaj, u bënë pjesë e serialit “Welcome to Utmark”, të skenaristit danez, Kim Fupz Aakeson.

Radio Evropa e Lirë: Cila ka qenë rruga për t’u bërë pjesë e një seriali ndërkombëtar?

Majlinda Kasumoviç: Në qershor të vitit 2019 e mora një e-mail nga agjentja tashmë zyrtare e jona nga Sarajeva, e cila vazhdimisht më kishte dërguar audicione të ndryshme. Për shkak të distancës, të gjitha audicionet që i kisha bërë me të ishin online (self-tape auditions). Ky audicion ka vazhduar në tri faza, ku i fundit ishte në Oslo (Norvegji). Bashkë me Rozafën (Çelaj), pas përfundimit të audicionit, jemi kthyer në Prishtinë dhe pas tri javësh e morëm përgjigjen nga udhëheqësit e serialit.

Radio Evropa e Lirë: Bashkë me ju në këtë projekt është edhe aktorja tjetër kosovare, Rozafa Çelaj. Si u bë që ju të dyja bashkë të jeni pjesë e këtij seriali?

Majlinda Kasumoviç: Që të dyja ishin në audicion, pastaj në fazën e fundit në Oslo, ku ishim vetëm unë edhe Rozafa, audicioni e kishte qëllimin e vlerësimit të kimisë mes ne dyjave. Po besoj që edhe ky ka qenë një prej shumë faktorëve.

Radio Evropa e Lirë: Si do të paraqitet dhe në sa episode do të luani ju në këtë serial?

Majlinda Kasumoviç: Të dyja, unë dhe Rozafa, do të luajmë në shtatë episode. Seriali ka gjithsej tetë episode.

Radio Evropa e Lirë: Roli që keni në këtë serial, është krejt e ndryshe prej asaj që iu njeh publiku i gjerë në Kosovë. Sa ka qenë i vështirë kalimi nga një̈ personazh komik në një viktimë të trafikimit të qenieve njerëzore?

Majlinda Kasumoviç: Profesionin e kemi të tillë, të transformohemi prej një roli në rolin tjetër. Është diçka që mund të jetë e vështirë natyrisht, por njëkohësisht shumë kënaqësi.

Radio Evropa e Lirë: Nga bashkëpunimi që keni parë me skenaristin danez dhe produksionin e këtij seriali, cila është karakteristika e punës së tyre që ju ka impresionuar më së shumti, e cila nuk është në praktikën e punës së aktorëve kosovarë?

Majlinda Kasumoviç: Natyra e punës në një serial, e sidomos në një platformë të tillë si HBO, është ndryshe për shkak të ritmit fillimisht. Gjithçka është shumë më intensive. Aktorët gjithashtu janë prioritet dhe shumë të privilegjuar.

Radio Evropa e Lirë: Viteve të fundit, arti kosovar ka depërtuar shumë në arenën ndërkombëtare. A ka shërbyer suksesi i aktorëve të Kosovës si referencë e mirë që ju të jeni pjesë e kastit të aktorëve të tjerë të huaj? A kanë dëgjuar ata më parë për aktorët kosovarë?

Majlinda Kasumoviç: Secili sukses në Kosovë, sidomos në fushën e artit e të kulturës, na shërben të gjithëve dhe na ofron mundësi të reja ndërkombëtare.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close