Përfundon orari zyrtar i votimit/ Nis transportimi i kutive të votimit

ATSH/ Me mbylljen e orarit zyrtar të procesit të votimit në qendrat e votimit në gjithë vendin dhe pas votimit të qytetarëve që kanë qenë të pranishëm në qendër në orën 19:00, ka nisur procesi i zhvendosjes së kutive të votimit drejt qendrave të numërimit të votave.

Në këto qendra pritet të nisë procesi i numërimit, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi u shpreh sot se rezultati për partitë politike pritet të dalë brenda 48 orëve.

ATSH sjell pamje nga ky proces nga qendra e votimit pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close