“Defender 2021″/ Kim: Deri nesër do të ketë më shumë se 800 trupa amerikane në Shqipëri

ATSH/ Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se, deri të hënën do të ketë më shumë se 800 trupa amerikane në vendin tonë në kuadër të stërvitjes më të madhe amerikane në Ballkanin Perëndimor “Defender 2021” që zhvillohet në Shqipëri.

“Azhurnim për Defender 21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa amerikane në Shqipëri, dhe mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi NATO, krah për krah”, tha Kim.

Stërvitja e përbashkët “Defender Europe 21”, ka të bëjë me një ndër stërvitjet ushtarake më të mëdha që janë zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë.

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close