Italia ndalon hyrjen e udhëtarëve nga India për shkak të llojit të ri të coronavirusit

Italia ndalon hyrjen e udhëtarëve nga India për shkak të llojit të ri të coronavirusit

ATSH-AFP/ – Italia ka ndaluar tashmë hyrjen në territorin e saj të personave të ardhur nga India, në prag të një shpërthimi epidemik të COVID-19, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza në faqen e tij në Facebook.

“Kam nënshkruar sot një urdhër të ri që ndalon hyrjen në Itali të personave që kanë qenë për 14 ditë në Indi”, shkruan Speranza.

“Residentët italianë mund të rikthehen, por duhet të bëjnë një test antiCOVID-19 në nisje dhe mbërritje dhe për të qendruar në karantinë pas rikthimit të tyre”, theksoi ministri.

“Çdo person që ka qëndruar në Indi për 14 ditë dhe ndodhet në vendin tonë duhet të kontaktojë autoritetet shëndetësore”, shtoi Speranza.

“Ne nuk mund të ulim kujdesin. Të premten ka qenë një ditë rekord në nivel botëror me 893 000 raste pozitive, 346 000 vetëm në Indi”, theksoi ministri.

India, që numëron 1,3 miliardë banorë, është në prag të një shpërthimi epidemik shumë të rëndë me 349 691 raste të reja të regjistruara sot.

Në shtatë ditë, vendi ka regjistruar më shumë se dy milionë raste të reja, një rritje me 58% në raport me një javë më parë, sipas të dhënave zyrtare./

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close