Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Lajçak takon Vuçiqin, thotë se është radha e Kurtit t’i shkojë në Bruksel

I Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel teksa ka paralajmëruar takimin edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajcak ka postuar në Twitter për takimin me Vuçiq dhe fillimin e një jave me shumë punë, ku tregon se do të takohet Albin Kurtin.

“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Lajçak në profilin e tij ka të shkruar titullin si i Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, term ky teknik që nënkupton neutralitetin kundrejt marrëdhënieve Kosovë-Serbi për shkak që 5 vende anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën si shtet.

Lajcak po ashtu para disa kohëve kishte postuar një foto ku prapa tij shihej një hartë ku Kosova nuk dallohej si e ndarë nga Serbia.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close