Bluepower,makina më moderne e mbledhjes së plehrave në botë

Bluepower,makina më moderne e mbledhjes së plehrave në botë

Në qytetin e Bremenit, plehrat i mbledh këto ditë një makinë që nuk punon me karburant, por me hidrogjen të lëngshëm. Pas kësaj prove pritet që makina speciale e prodhuar nga firma Faun të hidhet në treg.

Hidrogjeni i lëngshëm është fjala magjike që ka marrë rrugën për një të ardhme ku mjedisi nuk dëmtohet. Por ajo ka marrë rrugën edhe tek automjetet dhe sidomos tek makinat e plehërave, që ecin nëpër qytetet me dyndje popullsie duke depërtuar kudo.

Firma Faun nga Osterholz- Sharmbek në Bremen që i prodhon këto makina bazohet tek hidrogjeni i lëngshëm dhe pajisjet ku bëhet djegia me oksigjen e hidrogjenit, pajisje që transformojnë energjinë kimike në energji elektrike. Firma e ka quajtur automjetin me hidrogjen Bluepower, fuqia blu.

Drejtori i firmës Faun, Burkard Oppmann, thotë se që nga gushti i kaluar një makinë e tillë është duke u provuar nga pastruesit e komunales së qytetit të Bremenit. “Ky automjet ka një vend ku bëhet diegia e hidrogjenit dhe dy rezervuarë, 8,2 kilogram hidrogjen të lëngshëm dhe një bateri me fuqi 85 kilovatë në orë.” Pjesa kryesore është një elektromotor 250 kilovatësh, që i përgjigjet fuqisë prej 320 kuaj-fuqi të një motori me naftë. Energjinë elektrike e japin pajisjet e djegies që ushqehen me hidrogjenin e lëngshëm. Makina ka gjithnjë me vete një bateri. Ajo ushqehet me energjinë që krijohet gjatë frenimit. Teknika e përdorur është shumë e kushtueshme. Për një pajisje që djeg hidrogjenin jepen 70 mijë euro. Burkhard Oppmann shpreson që ato të fillojnë të prodhohen në masë: „Aktualisht ekziston vetëm një firmë në botë që bën prodhimin industrial të pajisjeve të djegies së hidrogjenit të lëngshëm, që është Hyundai në Korenë e Jugut.”

Subvencione të mëdha nga Federata

Kështu që nëse një makinë e zakonshme plehërash kushton 250 mijë euro, atëherë një makinë që punon me hidrogjen të lëngshëm kushton trefishin. 90 përqind e kostos subvencionohet nga Federata, por mbas muajit maj subvencionimi do jetë vetëm 80 përqind. Paratë vijnë nga paketa nëntë miliardëshe e qeverisë gjermane, dhënë për strategjinë kombëtare të përdorimit të hidrogjenit të lëngshëm.

Burkard Oppmann del nga zyra që ka në katin e parë të ndërtesës së administratës dhe futet përballë në sallën e prodhimit. Aty ndodhen dy automjete të reja Bluepower, të lyera në ngjyrë të bardhë. „Njëra shkon në Duizburg dhe tjetra në Vupertal.” Impianti i djegies së plehrave në Vurpetal e prodhon vetë hidrogjenin e lëngshëm në një impiant elektrolize.

“Në Duizburg përdoret një pikë publike ambulante furnizimi me H2.”

Një kilogram hidrogjen i lëngshëm kushton aktualisht 9,50 euro dhe makina e plehërave gllabëron 6,5 kilogram hidrogjen të lëngshëm. Me çmimet aktuale të karburanteve, blihet me këto para 50 litra diesel. Kaq shumë karburant nuk përdor për 100 kilometër asnjë kamion i zakonshëm. Por hidrogjeni i lëngshëm nuk lëshon dioksid karboni, prandaj shihet si furnizuesi i energjisë së të ardhmes, mendon Paul Schneider, nga prodhuesi i energjisë EWE në Oldenburg. “Ne mendojmë se çmimi i hidrogjenit të lëngshëm do të përgjysmohet.” Çmimi bie me rritjen e kërkesës. Por për këtë gjë mungon tregu.

Por ajo që dihet është se taksat mbi dioksidin e karbonit do të dyfishohen vitin e ardhshëm, kjo do të rrisë çmimin për prodhuesit e energjisë nga fosilet. Kështu që nuk ka alternativë tjetër përveç përdorimit të baterive dhe pajisjeve me hidrogjen. Shpesh kur flitet për teknologjinë e djegies së hidrogjenit të lëngshëm thuhet, se humbjet e efektivitetit janë të larta. Por kjo bëhet pa të drejtë, thotë Paul Schneider. “Humbje efektiviteti ka gjithnjë edhe kur prodhohet energji nga qymyri, gazi apo era.” Kjo gjë nuk është ndryshe tek hidrogjeni i lëngshëm. „Ne mund ta transportojmë dhe depozitojmë hidrogjenin e lëngshëm më mirë se energjinë elektrike.”

Zgavrat e kripës për depozitim

Edhe pas rritjes së CO2, një pjesë e nevojave për energji në Gjermani do të duhet të mbulohen nga importet. Në zonat ku ushtron biznesin EWE ndodhen zgavra të mëdha nëntokësore kripe, ku sot depozitohet gaz i lëngshëm por ku mund të depozitohet në të ardhmen edhe hidrogjeni i lëngshëm. Për shpërndarjen dhe transportimin e tij mund të përdoren pa shumë shpenzime sistemet ekzistuese të transportit të gazit të lëngshëm. Përveç kësaj, pajisjet e djegies së hidrogjenit të lëngshëm janë transformatorë energjie, një lloj centrali i vogël, që mund të prodhojë në bordin e makinës energjinë që duhet për të vënë në lëvizje makinën.

Bateritë janë konservuese energjie, rryma elektrike prodhohet jashtë makinës, në centralet e qymyrit, të gazit, impiantet e erës duke patur humbje efektiviteti. Nëse sheh zinxhirin që nga prodhimi i energjisë elektrike deri tek transformimi i energjisë elektrike në kinetike, pra kur energjia vjen tek rrotat, atëherë sheh se efektiviteti i një automjeti që ecën me bateri nuk është më i mirë se sa efektiviteti i një automjeti që ecën me hidrogjen të lëngshëm. Kështu, thotë Paul Schneider, pajisja për djegien e hidrogjenit të lëngshëm gllabëron shumë më pak minerale të rralla se sa një bateri. „Sidoqoftë na duhen më shumë fusha përdorimi, ku të shfaqen përfitimet e përdorimit të hidrogjenit të lëngshëm.”

Prodhimi vazhdon

Sidomos në transportin e ngarkesave të rënda, ku nevojiten bateri të fuqishme, bateritë janë shumë më të rënda se sa pajisjet për djegien e hidrogjenit të lëngshëm, kështu që ngarkesa që do duhej të transportohej do të duhej të zvogëlohej. Kjo vlen për shembull tek makinat që mbledhin plehrat, si ato që prodhin firma Faun, që ofrojnë pastrimin e plehrave duke u bazuar në hidrogjenin e lëngshëm. Drejtori Burkard Oppmann tregon ku do dërgohen makinat e para: “Gjashtë copë do të shkojnë në Berlin, dy në Frajburg, si dhe në Mainc, Rojtlingen, Bilefeld dhe Bohum.”

Mbas financimit me subvencione do të duhet që teknologjia të jetë në gjendje të qëndrojë në treg pa ndihmat shtetërore. Burkard Oppmann është i sigurt se kjo do të ndodhë. “Ne do të prodhojmë këtë vit edhe 50 makina që do dërgohen në vende të ndryshme.” Për vitin 2022 janë porositur 100 deri 150 makina. “Deri në vitin 2030 në këtë uzinë nuk do të dalë më makinë konvencionale plehrash.”

Mospërdorimi i fosileve si prodhues energjieështë një gjë e mbaruar, dhe politika kërkon alternativa të reja prodhimi energjie, të cilat të mos dëmtojnë klimën. Pas pak kohe faza e provës në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit merr fund. Përgjigje nuk kanë marrë të gjitha pyetjet, për shembull as pyetja për kohëzgjatjen e përdorimit të pajisjes që djeg hirogjenin. Burkard Oppmann shpreson që ajo të arrijë 8 vjet. Sepse makinat komunale të plehërave nuk përdoren më për një kohë më të gjatë se 8 vjet.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close