Pritjet e reagimit dhe reagimi i Serbisë kundër bombardimeve të NATO-s

Në përgjithësi, pritej që Serbia të dorëzohej në ditët e para të bombardimeve, gjegjësisht 2 ditë në goditjen e caqeve në mbarë Jugosllavinë, apo 3 ditë, e jo më shumë se 12 ditë, sepse kështu kishte ndodhur në rastet e Luftërave në ish-Jugosllavi, sidomos disa herë në rastin e luftës në Bosnje. Pritjet e Inteligjencës Amerikane, ishin që Serbia do intensifikonte spastrimin etnik dhe luftën kundër Shqipëtarëve, me rastin e fillimit të kampanjës ajrore dhe raketore kundër Jugosllavisë. Që në shkurt 1999, drejtori i Inteligjencës Qendrore amerikane, George Tenet, parashikoi që forcat serbe “ mund të përgjegjen” ndaj kampanjës së bombardimit duke “dyfishuar përpjekjet” për detyrimin e Shqipëtarëve të Kosovës që të largohen nga Kosova dhe për ta thyer Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Por qytetarët në vende të ndryshme të BE-së, ishin të tronditur me tmerret që Serbia kryente kundër popullatës civile shqipëtare, për këtë shkak kishte edhe mbështetje të theksuar intervenimi i NATO-s.

Figure 1. Opinioni publik i Europianëve për intervenimin e NATO-s, në Kosovë.

Populli britanik dhe francez dhe drejtuesit e tyre politik, ishin në favor të intervenimit në Kosovë. Mbështetja e madhe që gëzonte në publikun britanik, për intervenimin e NATO-s kundër Jugosllavisë e fuqizonte tej mase kryeministrin britanik. E sidomos kryeministri britanik Tony Blair, shfaqej shumë hapur për ndërhyrje të NATO-s, duke besuar se veprimet e Millosheviqit ishin të ngjajshme me gjenocidin e kryer nga nazistët gjatë Luftës së II Botërore. Madje Tony Blair, ishte në favor të përfshirjes edhe të forcavce tokësore më shumë sesa çdo anëtarë tjetër i NATO-s. Kryeministri italian, Masimo D’Alema dhe ministri i mbrojtjes, sugjeronin që Italia të siguronte trupa tokësore për ndërhyrje nëse kërkohej. Po ashtu Gjermania, mbështeste intervenimin ajror, por që publikisht kundërshtonte përdorimin e forcave tokësore.

Derisa në SHBA, publiku në fillim të muajit prill 1999 mbështeste ndërhyrjen tokësore me 46%, në javët e fundit të bombardimit(në qershor), kjo mbështetetje ra në 26%, kjo për faktin që publiku amerikan e shihte progresin që arrihej në gjunjëzimin e Jugosllavisë përmes bombardimeve ajërore. Derisa presidenti amerikan ngurronte në fillim e opsionit tokësor, Madeleine Albright argumentonte për “kërcënim serioz me invazion tokësor”

Kundërshtimi i madh grek vinte më shumë nga sentimenti anti-amerikan, sesa nga lidhjet e këtij vendi me Serbinë, siç theksonte gazetari grek, që reaksioni grek ndaj Kosovës, ishte 80% shkaku i ndjenjës anti-amerikane tek grekët dhe vetëm 20% e solidaritetit grek me popullin serb. Kurse në Spanjë, shkaku i problemeve të brendshme me Kataloninë, reflektohej edhe opinioni i qytetarëve të këtij vendi.

Kalkulimet e gabuara të Serbisë, ishin si në rastin e fillimit të kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s, e veçmas për të vazhduar konfrontimin me NATO-n, ishte fatal edhe për faktin që në vazhdimësi do rritej intenziteti i bombardimeve dhe raketimeve por edhe shtohej bindja e faktorit ndërkombëtar që Serbia s’mund ta mbante më nën okupim këtë territor. Fushata fillestare e bombardimit të Jugosllavisë në ditët e para, cilësohej thjesht një tokenizëm, pa goditur asnjë shënjestër që do ndikonte në qeverinë Jugosllave a në ndalimin e spastrimit etnik, derisa Serbia ishte e përfshirë në luftë të përgjithshme.

Derisa NATO me sulme ajrore godiste Serbinë, Serbia në veçanti luftonte kundër UÇK-së dhe Shqipëtarëve nën ish-jugosllavi me forca të rregullta dhe paramilitare. Derisa gjenerali serb Pavkoviq, kishte deklaruar që të gjitha njësitë vullnetare paramilitare dhe speciale veprojnë nën komandën e tyre dhe se janë të shpërndarë nëpër njësitë policore dhe ushtarake të tyre. Në ditën e dytë të bombardimeve, komandanti i forcave ajrore të NATO-s, deklaroi që Serbia kishte liruar 300 të burgosur ordiner, që i ishin bashkuar grupeve paramilitare, që të kryenin sulme kundër Shqipëtarëve të Kosovës, pasiqë grupet e tilla nuk mund të shënjestrohen nga sulmet ajrore të NATO-s.
Me rastin e fillimit të fazës së II të Operacionit të Forcave Aleate, më 27 mars 1999, gjenerali Klark në intervistë, deklaron që nuk ka asgjë që fuqia ajrore mund ta ndalojë që forcat paramilitare të ndalohen nga kryerja e akteve brutale. Njësitë paramilitare nën komandën e Arkanit, terrorizuan qytetin e Mitrovicës dhe Hoçën e Madhe, të ndihmuar edhe nga trupat e “Frenki-t” që bredhnin nëpër rrugët e Kosovës në grupe prej rreth 20 pjestarësh, për t’i detyruar Shqipëtarët të iknin. Paramilitarët dhe forcat e MUP-it, veshnin edhe maska karnevalesh të dukeshin si vampirë ose shamia të zeza dhe ekzekutonin civilë në fshatra që të gjeneronin klimën e terrorit. Derisa forcat paramilitare aplikonin taktika të tilla si përdhunime dhe plaçkitje me qëllim të detyronin popullatën të iknin, e që kishte edhe të burgosur të liruar, e që nxitja monetare përmes plaçkës së luftës ishte i vetmi burim i të ardhurave për ta.
Derisa Armata e III Serbe nën komandën e Nebojsha Pavkoviqit, që ishte boshti kurrizor i deportimit të civilëve formonte kordonin rreth qyteteve, duke ua hapur shtegun për ikje të civilëve Shqipëtar kah kufijt. Forcat e rregullta kishin së paku 1.000 armë të rënda( tanke, artileri, blinda dhe helikopter) që i përdornin me qëllim të detyrimit të popullatës. Derisa forcat e rregullta rrethonin qytetet dhe i lejonin vetëm shqipëtarët të iknin, kurse paramilitarët futeshin pastaj brenda qyteteve i plaçkitnin dhe krijonin klimë terrori.
CIA vlerësonte që Millosheviqi kishte qëllim që pavarësisht intervenimit të NATO-s, të fillonte “operacionin patkoi” për të eliminuar përfundimisht UÇK-ën në pranverën e vitit 1999. Derisa bombardimet e NATO-s, duket se e shpejtuan veprimin e Millosheviqit. Qëllimi i “Operacionit patkoi” ishte që të “shterrej deti duke detyruar forcërisht popullatën lokale të largohej, e ku rrebelët notonin”. Si rrjedhojë UÇK-së, do t’i mungonte strehimi nga popullata dhe do të bien viktimë e sulmit drejtëpërdrejt, pasiqë do të ekspozohen si peshqit jashtë ujit.

Në fund të fundit, mund të vërehet me lehtësi, sesa vendim i dëmshëm për shtetin serb ishte futja në një konflikt kundër Shqipëtarëve, të cilët aspiruam të drejtat dhe liritë e garantuara tashme, përfshirë edhe të drejtën për të jetuar të lirë dhe për të kërkuar lirinë, e që në Europë mendohej që epoka e kolonizimeve kishte mbaruar me Luftën e I botërore. Serbia nuk u përpjek vetëm në luftimin e UÇK-së, ajo kishte plane dhe synime për spastrim etnik dhe gjenocid kundër civilëve Shqipëtar. Kjo bëri që në arenën ndërkombëtare ajo të izolohej, aq sa edhe Rusia të mos e mbështeste në këtë fushatë gjenocidale, kurse nga ana tjetër bota mbarë e mbështeti mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, pra të qytetarëve të Kosovës. Derisa bota përparimtare Euro-Atlantike, e kryesuar me SHBA-në, vendosën të intervenonin dhe të mbronin të drejtat dhe liritë fundamentale të njeriut, pra të qytetarëve të Kosovës. Kurse spastrimi etnik dhe gjenocidal i Serbisë kundër popullatës civile, bëri që të detyronin mijëra qytetarë që të rreshtoheshin në radhët e UÇK-së.

 

Më:26.04.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close