Napoleon Bonaparte ,dashnoret dhe Josephine

Dashnoret e Napoleonit të Madh, që dërgonte edhe drejt vdekjes burrat e tyre si dhe tradhtitë e Josephine, që e përçmonte.
Napoleoni ishte gjeneral i madh, por ishte edhe një gjuetar i pasionuar i grave të bukura. Në këtë temë ishte i pamëshirshëm. Kishte arritur në pikën të dërgonte një oficer në front për të flirtuar me gruan e tij. Historitë e tjera të njohura janë po aq djegëse.
E dashura e parë e Napoleon Bonaparte nuk ishte tjetër përveç të fejuarës së vëllait të tij. Emri i saj ishte Desiree Clary dhe ishte nusja më e lakmuar në Marsejë. Kur e njohu Napoleoni ishte fejuar tashmë me Jozefin, vëllanë e tij. Brenda një kohe të shkurtër, e bindi të prishte fejesën dhe të lidhet me të. Në 1795 Napoleoni njohu Josephine. Ishte dashuria më e madhe e jetës së tij, gruaja që do ta stigmatizojë për pjesën tjetër të jetës.
Josephine, e lindur më 23 qershor 1763, ishte 33 vjeç, e ve me dy fëmijë. Napoleoni ishte më i ri gjashtë vite. Napoleoni kur e njohu u mahnit. E këndshmja Desiree nuk mund të krahasohej me sensualen dhe të pjekurën Josephine. Napoleon u nda me Desiree dhe i’u vu pas Josephine me çdo mënyrë që mundte. Desiree u martua me oficerin francez Jean Bernantot, i cili në vitin 1818 u bë mbret i Suedisë. Ish e dashura e Bonaparte, nga krahët e gjeneralit, u gjend në fronin e mbretëreshës. Josephine e pjekur dhe ekzotike nuk ia kthente dashurinë Bonapartes, por ra dakord të martohej me të. Adhuronte luksin dhe pasurinë, të cilat mund t’ia siguronte.
U martuan më 9 mars, 1796 dhe disa ditë pas martesës së tyre, gjenerali u nis për fushatën në Itali. Në letrat e tij, e luste gruan e tij të re për ta ndjekur dhe përshkronte me pasion intensiv se sa e adhuronte. Ajo e shmangte. I gëzohej jetës së lumtur në Paris dhe e kalonte kohë me dashnorë të ndryshëm. Kur Napoleoni mësoi në lidhje me tradhtitë e Josephine, u rrënua. E kishte dashur me të vërtetë dhe ajo e tallte.
I shkroi vëllait të tij: “Velloja u shqye. Është kaq e trishtueshme kur zemra mban dy ndienja të kundërta në lidhje me një person … Duhet të rri vetëm. Më lodhën madhështitë. Të gjitha ndienjat e mia janë tharë. Nuk më intereson më lavdia. Në në 29-tat kam shteruar çdo gjë.”
Letra u botua në gazetat britanike dhe Napoleoni u bë qesharaku i shoqërisë. Vendosi të divorcohej, por Josephine arriti t’ia kthejë mendjen. Por martesa e tyre nuk ishte si më parë. Napoleoni filloi të mburrej për dashnoret e tij, ndërsa deri atëherë pohonte se asnjë grua tjetër nuk mund të krahasohej me Josephine. Kur u largua për fushatën në Egjipt, mori me vete një nga dashnoret e tij. Emri i saj ishte Pauline Foures dhe u maskua si burrë për ta shoqëruar. Ushtarët e quanin “Cleopatra e Bonaparte”.
Josephine qëndroi në Paris, por kurrë nuk e tradhtoi përsëri Napoleonin. E dashura e Wellington, Marguerite Weimar ishte një aktore e bukur, e cila ishte dashnore e Napoleonit, por edhe e Dukës së Wellington. Wellington ishte gjenerali që udhëhoqi betejën e Waterloo dhe thyeu ushtritë e Bonapartit, në 1815. Dy armiqtë duhet të kishin shije të ngjashme në femra. Në vitin 1806 Bonaparte ishte në Varshavë, ku u njoh me aristokraten polake, Marie Walewski. Folën pak, por bukuria e saj ishte e mjaftueshme për Napoleonin. I bëri propozim për t’u bërë dashnorja e tij zyrtare, por ajo nuk pranoi. Walewski ishte fetare dhe besonte se marrëdhënia jashtë martese ishte mëkat. Më në fund u pajtua, pas këshillave të aristokratëve të tjerë polakë. Donin ta përdorin për të siguruar favoret e Napoleonit.
Marie vizitonte apartamentin e Bonaparte vetëm gjatë natës dhe largohej në mëngjes para se të shihnin shërbëtorët. E shoqëroi në udhëtime dhe të gjithë e dinin për marrëdhënien e tyre, por ajo këmbëngulte se nuk kishte diçka midis tyre. Në maj 1810 u lind djali i tyre, Alexander. Dy muaj para lindjes së Aleksandrit, Napoleoni u martua me gruan e tij të dytë, Marie Louise e Austrisë.
Ajo ishte mbesa e Marie Antoinette, mbretëresha e fundit e Francës, përpara Revolucionit të 1789. Napoleoni ishte divorcuar nga Josephine në 1809, sepse kishte nevojë për një pasardhës dhe Josephine nuk mund të lindte fëmijë të tjerë. Më në fund, Bonaparte kishte një djalë, Aleksandrin, nga e dashura e tij dhe një të dytë, Francois, nga gruaja e ligjshme, Maria Louisa. Në 1814 Napoleon dha dorëheqjen nga froni i Francës dhe u internua në ishullin e Elbës. Maria Luisa u kthye në Austri dhe kurrë nuk e pa bashkëshortin e saj përsëri. Në të njëjtin vit Josephine vdiq nga pneumonia. Kur Napoleoni e mësoi u mbyll në dhomën e tij për dy ditë pa ngrënë dhe pa pirë. Dashuria e tij për gruan e tij të parë mund të kishte kaluar “dyzet valë”, por kurrë nuk u zvogëlua. Kur Napoleoni vdiq më 5 maj 1821, fjalët e tij të fundit ishin: “Franca, ushtria, shefi i ushtrisë, Josephine.”
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close