“Defender 21”,stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot/Në Shqipëri zbarkojnë anijet e marinës së Shteteve të Bashkuara

ATSH/ Në portin e Durrësit ka mbërritur sot anija “Bob Hope” e marinës së Shteteve të Bashkuara, në kuadër të stërvitjes “Defender 21”, që fillon sot në Shqipëri.

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim tha sot se “Defender 21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh anijen e marinës së Shteteve të Bashkuara ‘Bob Hope’ që ka mbërritur në Durrës”.

“‘Bob Hope’ është anije furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje. Dy anije të tjera do të bashkohen.️ Krah për krah”, – shprehet ambasadorja Kim.

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close