Edhe Rumania dëbon një diplomat rus

ATSH-AFP/ – Rumania do të dëbojë një diplomat rus në shenjë solidariteti me Republikën Çeke, mes konfliktit diplomatik me Moskën, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme duke iu bashkuar disa vendeve të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore.

“Alexey Grichaev, zëvendësatashehu ushtarak në ambasadën e Rusisë në Bukuresht u shpall persona non grata në kuadër të aktiviteteve të rij dhe veprimeve në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”, sipas një komunikate të ministrisë.

“Ambasadori rus, Valeri Kouzmine u thirr për t’u informuar”, theksoi i njëjti burim.

Qeveria çeke akuzoi javën e kaluar shërbimet sekrete ruse se kishin qenë origjina e shpërthimit të një depoje municonesh në vitin 2014, që kishte shkaktuar vdekjen e dy personave, duke dëbuar kështu 18 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close