Ministria e Drejtësisë dorëzon kallëzim penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se sot kanë anuluar kontratën përmes së cilës është dhënë në shfrytëzim prona e Ministrisë së Drejtësisë. Ai ka thënë se bëhet fjalë për 2 hektarë, 12 ari e 17 metra katror.

Sallahu gjithashtu ka njoftuar se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorin Speciale ndaj ish-ministrit Selim Selimi dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Sot njëanshëm, kanë anuluar kontratën kriminale përmes së cilës persona të papërgjegjshëm kanë dhënë në shfrytëzim pronën e Ministrisë së Drejtësisë, personit juridiko privat pa asnjë bazë ligjore, gjithsej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katror. Po ashtu kemi dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ish Ministrit Selim Selimi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi. Dhe krejt në fund kemi dorëzuar kërkesën në Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë kundër Nehat Thaçit për shkak të shkeljes së rëndë të detyrave të punës. Nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë shkelje të ligjit”, ka shkruar ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close