Numërohen 3613 qendra votimi në gjithë vendin/ PS kryeson me 48.84 %, PD-AN 39.23 %

ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat nga numërimi i 3613 qendrave të votimit në të gjithë vendin, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kështu deri tani në 3613 qendra votimi të numëruara nga 5199 qendra votimi në total, Partia Socialiste ka marrë 514 013 vota ose 48.84 % të votave, PD-AN ka marrë 412 890 vota ose 39.23 % dhe LSI 72024 vota ose 6.84 %.

Po ashtu, PSD ka marrë 2.23 %, Nisma Thurje 0.62 %, Partia Lëvizja për Ndryshim (LN) 0.49 %, Partia Bindja Demokratike (BD) 0.55 %, Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare (PLDSH) 0.31 %, Partia Lëvizja e Re (LRE) 0.24 %, Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) 0.19 %, Partia Balli Kombëtar (PBK) 0.13 % dhe ABEOK 0.09 %.

Në të gjithë vendin vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close