Numërohen 4327 qendra votimi në Shqipëri/ PS kryeson me 48.69%, PD-AN 39.31%

Numërohen 4327 qendra votimi në Shqipëri/ PS kryeson me 48.69%, PD-AN 39.31%

/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 03:00 të dhënat nga numërimi i 4327 qendrave të votimit në të gjithë vendin, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kështu nga 4327 qendra votimi të numëruara nga 5199 në total, PS ka marrë 622265 vota, ose 48.69%, PD-AN 502371 vota, ose 39.31%, LSI 87905 vota, ose 6.88 %, PSD 28757 vota, ose 2.25 %, Nisma Thurje 8162 vota, BD 6852 vota, LN 6082 vota, PLDSH 3897 vota, LRE 3063 vota, ADR 2520 vota, PBK 1630 vota, ABEOK 1162 vota.

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit nisi mbrëmjen e së dielës, disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, dhe ka vijuar pa ndërprerje dhe pa problematika përgjatë gjithë natës.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close