Liza,karateistja e re shqiptare që po shkëlqen në Gjermani

Liza,karateistja e re shqiptare që po shkëlqen në Gjermani

Një portret i vogël i një vajze poashtu të vogël por me ambicje të mëdha është ky shkrim për Liza Bajramliun e cila s’bashku me familjen e saj jeton në Berlin.

Ajo është vetëm 12 vjeçare,por një sportiste e sukseshme në sportet marciale.Si pjestare e Karate Club Wedding Berlin ku ushtron tashmë 5 vite,ka arritur suksese të shkëlqyeshme.

Në katër turnire ndërkombëtare të kategorisë U12,Liza vetëm vendin e parë ka marrë.Sikur mund ta shihni në fotot e mëposhtme kur para dy muajsh në turnirin e karatesë Berlin 2021 ajo ka mposhtur sukseshëm italianen e kategorisë së saj për të fituar vendin e parë.

-Familja e saj,siç na thotë babai Elhami Bajramlia ka afër 32 vite që jeton në Gjermani.Janë nga Kosova,nga katundi Rezhancë i Hanit të Elezit.

Edhe Liza ,sikur shumë vajza fëmijë emigrantësh shqiptar, ka marrë udhën e suksesit për t’a bërë atdheun e prindërve dhe të sajin,krenar!

Ajo ka një idol,na thotë babai i Lizës,Elhamiu.Ka idol,sportistën e madhe shqiptare ,Xhudistën olimpike ,Majlinda Kelmendin.Liza ,ëndërron të shkojë gjurmëve olimpike të Majlindës.

Besojmë dhe shpresojmë,që Liza do të jetë edhe një nga ato vajzat tona nëpër botë që përcollën krenarinë e të qenit shqiptar,me punën dhe disciplinën e pashoq në arritjen e majave më të larta në sportin botëror.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com/

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close