Kryeministri Kurti: Për të zhdukurit do të bëjmë krejt çka mundemi e dimë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është deklaruar para takimi që do të ketë në Bruksel, pas homazheve që ka bërë të memoriali i të pagjeturve, me rastin e 27 prillit, Ditës Kombëtare të të Zhdukurve.

Ai ka thënë se të zhdukurit na mungojnë të gjithëve, e sidomos familjarëve.

Kurti ka thënë se janë zotuar së bashku me presidenten e kryetarin e Kuvendit, që do të bëjnë krejt çfarë munden e çfarë dinë për zbardhjen e fatit të zhdukurve.

“Gjenocidi  është e vërteta e Serbisë, si shtet duhet që ekzekutoret dhe urdhënsit  të dënohen. Kjo është një plagë që nuk e mbyll kalimi kohës. Si Kryeministër i Republikës, bashkë me Presidenten, e Kryetarin e Kuvendit jemi zotuar se do të bëjmë çka mundemi e dimë, por natyrisht që do të ndihmojmë për sjelljen e drejtësisë dhe sjelljen e së vërtetës. E vërteta është përpjekur të varroset në Batajnicë, fusha, male, liqene, por ju e dini se ajo u rishfaq”, tha Kurti pas homazhe që bërsi së bashku me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca.

Kurti ka shprehur mirënjohje për familjarët  që nuk e ndalën aktivitetin e tyre për fatin e të zhdukurve.

Mes tjerash ai deklaroi se në raport me Serbinë duhet qëndruar të bashkuar.

”Në raport me Serbinë, e për hir të së ardhmes tonë, ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësinë duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe në secilën pozitë që mbajmë”.

”Iu jam mirënjohës familjeve që kurrë nuk ndalën aktivitetin e tyre, nëpër protesta, në vapë e acar, me lot në sy, në kërkim të më të dashurve të tyre”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close