Presidentja Osmani: Fati i Kosovës i lidhur drejtpërdrejt me fatin e 1,600 të zhdukurve

Presidentja Osmani: Fati i Kosovës i lidhur drejtpërdrejt me fatin e 1,600 të zhdukurve

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur bën homazhe te memoriali i të zhdukurve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesa parësore e institucioneve të Kosovës do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve me dhunë.

Presidentja e Republikës në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur,  pas homazheve te memoriali i të zhdukurve afër Kuvendit, që bëri së bashku me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se liria e Kosovës do të ketë kuptim vetëm atëherë kur fati i 1600 të zhdukurve zbardhet.

“Sot gjithë Republika e Kosovës bashkndien me familjaret e 1600 personave të zhdukur me dhunë. Fati i Kosovës është i lidhur drejtpërdrejt me fatin e 1.600 familjarëve tanë. Kjo asnjëherë s’do jetë barrë e tyre, s’është e familjeve, është e jona, janë njerëzit, ata janë të të gjithë Kosovës, edhe barrën e kemi të përbashkët”, ka deklaruar ajo.

Presidentja tha se do të bëjnë çmos për të siguruar drejtësi ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Në Kosovë liria do të ketë kuptim vetëm atë ditë kur të kthen njerëzit tanë, a ë ditë kur plaga e atyre familajërëve që është edhe e jona do të mbyllet, apo do të fillojë të shërohet. Kërkesa jonë parësore themelore do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve”, tha Osmani.

“Ua rikujtojmë aleatëve, për Kosovën s’ka gjë më të rëndësishme sesa zbardhja e fatit të zhdukurve me dhunë”.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close