“Defender Europe 21″/ Më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri

ATSH/  Më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri këtë javë për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor që përfshin 26 vende pjesëmarrëse.
Ambasada e SHBA-së shprehet se “gjatë stërvitjes ushtarët do trajnohen së bashku në të gjithë Shqipërinë dhe Europën për të kryer operacione të ndryshme, duke filluar nga luftimet e simuluara e deri te ndihma humanitare”.
“Ky ushtrim do ndihmojë forcat e SHBA, të Shqipërisë dhe të tjerat për të shfaqur aftësitë e tyre për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur kombet tona të sigurta”, – thekson ambasada.

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj./

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close