Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Shqipëri

ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave ka përfunduar tërësisht për subjektet zgjedhore, parti politike, koalicionet dhe kandidatët të pavarur në 4922 qendra votimit nga 5199 në total në gjithë vendin.

Në një konferencë për shtyp Celibashi tha se, “ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit për për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët të pavarur për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat dhe Vlorë. Për dy qarqet e tjera Tiranë dhe Durrës procesi ka përfunduar në 11 qendra votimi dhe është ende në total për 13 tjera, ndonëse në total janë 270 qendra votimi”.

“Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në 12 vendet e numërimit dhe ka filluar në 23 vende numërimi të tjera. Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit për 4922 qendra votimi është 45.72 % që është e barabartë me 1 551 921 votues, ndër 3 milionë 3 398 748 zgjedhës në listat e këtyre qendrave të votimit, të cilat kanë raportuar, pra 270 qendra votimi”, – tha Celibashi.

Celibashi theksoi se, “PS ka marrë 48.7 % të votave, 74 mandate, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim koalicioni ka marrë 39.4 % të votave 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 6.85 % të votave të vlefshme 4 mandate”.

Kreu i KQZ-së u shpreh se “PSD ka marrë 2.24% të votave ose 3 mandate, Partia Balli Kombëtar ka marrë 0.13 % ose 0 mandate, Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 0.30 % votave ose 0 mandate, Partia Bindja Demokratike 0.53 % ose 0 mandate, Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët 0.09 % ose 0 mandate, Partia Nisma Thurje ka marrë 0.64 % të votave 0 mandate, Partia Lëvizja e Re 0.24 % të votave të vlefshme 0 mandate, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.20 % të votave dhe 0 mandate, Partia Lëvizja Për Ndryshim 0.45 % të votave dhe 0 mandate. Bojken Abazi 0.17 % dhe 0 mandat, Elton Debreshi 0.04 % dhe 0 mandat, Iljaz Shehu 0.03% të votave dhe 0 mandat, Kreshnik Merxhani 0.01 % të votave 0 mandat, Pal Shkëmbi 0.01% dhe 0 mandat”.

“Sipas qarqeve mandatet janë në Berat PD-AN 2 mandate, PS 5 mandate. Për qarkun Dibër: PD-AN 3 mandate, PS 2 mandate; për qarkun Durrës: PD-AN 6 mandate, PS 8 mandate; për qarkun e Elbasanit: PD-AN 6 mandate, PS 8 mandate; qarku i Fierit LSI 1 mandat, PD-AN 6 mandate dhe PS 9 mandate; për qarkun Gjirokastër: PD-AN 1 mandat, PS 3 mandate; qarku Kukës: PD-AN 2 mandate, PS 1 mandat; për qarkun Lezhë PD-AN: 4 mandate, PS 3 mandate; qarku Shkodër: PSD 2 mandate, LSI 1 mandat, PD-AN 5 mandate, PS 3 mandate; për qarkun Tiranë: PSD 1 mandat, LSI 2 mandate, PD-AN 15 mandate, PS 18 mandate; për qarkun Vlorë: PD-AN ka marrë 4 mandate, PS 8 mandate”, – tha Celibashi.

Celibashi tha se “çdo vonesë nga grupet e numërimit dhe anëtarët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve do të shoqërohet me sanksione administrative edhe penale nëse do të jetë rasti”.

“Kanë vlerësimin maksimal të KQZ të gjithë ata numërues dhe komisionerë që e kanë përmbyllur me sukses këtë proces të lodhshëm dhe stresues nga pikëpamja fizike dhe mendore. Ata pak numërues dhe komisionerë, të cilët janë akoma në procesin e numërimit e kanë të gjithë mirëkuptimin e KQZ për ngarkesën dhe lodhjen e deritanishme, por ne nuk do të lejojmë asnjë vonesë të gjeneruar për arsye subjektive”, – tha Celibashi.

Lidhur me fazën e nxjerrjes së kandidatëve fitues Celibashi shtoi se “bëjmë me dije se KQZ marrë të gjitha masat që ky proces të mos shndërrohet në pazar elektoral. Cilido numërues apo komisioner që do të bëjë një vlerësim të fletës së votimit ndryshe nga sa është përmbajtja e saj do të ketë përgjegjësi të rëndë penale”.

“KQZ disponon të gjitha regjistrimet filmike të procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit dhe këto filmime do ti vihen ne dispozicion subjekteve zgjedhore, të cilët kanë detyrimin t’ia japin këto filmime kandidatëve. Nëse kandidati nuk e merr në subjektin që ai përfaqëson mund të vijë ta kërkojë në KQZ”, – tha Celibashi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close