Nga 7 maji Swiss Edelweiss rinis fluturimin direkt nga Zyrihu për Tiranë

ATSH/ Duke filluar nga 7 maj 2021 Swiss Edelweiss rinis fluturimin direkt nga Zyrih në Tiranë dhe kthim me operim një herë në javë, të premteve.

Lajmi u bë i ditur nga Tirana Airport Partners. Sipas TIA-s, pritet të rifillojnë dy herë fluturimet në javë nga qershori gjatë gjithë sezonit të verës.

“Më tej, që nga qershori Lufthansa Group do të rrisë frekuencat e fluturimeve për në Vjenë, Frankfurt, Zyrih dhe Mynih duke ofruar një gamë të gjerë të lidhjeve me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe duke rritur sasinë e destinacioneve të ofruara për / nga Shqipëria në të gjithë botën”, bën të ditur TIA.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thekson TIA.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close