Edi Rama: Shqipëria fitoi më 25 prill, fitoi besimi dhe misioni ynë që ta bëjmë këtë vend

ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në sheshin “Skënderbej” në festën e fitores së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, se kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme të atyre që kanë zgjedhur 12-ën dhe kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe të njerëzve të zakonshëm, me fuqinë e jashtëzakonshme të ambicies për Shqipërinë dhe një shpirti gare që nuk kanë të dytë në këtë vend. Urime, urime, urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju, këtu dhe kudo! Unë sot jam krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë e djalë, grua e burrë që u angazhua si patronazhist, koordinator, drejtues, në këtë fushatë spektakolare dhe që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë, kampione në fuqi, kampione përsëri”, tha ai.

Rama shtoi se më shumë se asnjëherë ndihet krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që me urtësinë, vendosmërinë dhe votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë.

“Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi. Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshëm edhe përballë fatkeqësive natyrore. Fitoi besimi ynë se ky vend bëhet, dhe bindja jonë se është misioni ynë ta bëjmë këtë vend. Fitoi pakënaqësia jonë me gjërat që nuk shkojnë si një shtysë për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e vendit duke punuar fort, jo duke u ankuar më shumë”, tha Rama.

Ai shtoi se “fitoi durimi ynë i kalitur me vështirësi të mëdha dhe gatishmëria jonë për të derdhur djersë më shumë se të gjithë të tjerët bashkë”.

“Fitoi forca më e madhe demokratike, qytetare, politike që shqiptarët kanë krijuar ndonjëherë për Shqipërinë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Gëzuar fitoren se kjo është e gjitha e juaja!” – u tha Rama mbështetësve të shumtë në sheshin “Skënderbej”.

 

“Mos e harroni kurrë, asnjëherë më tutje se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të katër viteve që kemi përpara. Është një fitore e madhe dhe e bukur, që duhet ta meritojmë duke e bërë natën ditë, me punë të palodhur për Shqipërinë dhe me përkushtim të paepur për shqiptarët kudo që janë. Më përulësi dhe respekt ndaj kujtdo pavarësisht për kë ka votuar apo për çfarë do arsye që nuk ka votuar”, tha kryeministri Rama.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close