Gjermania hedh poshtë vërtetësinë e non-paperit

“Gjermania dhe Franca hedhin poshtë raportimet e mediave lidhur me të ashtuquajturin “non paper gjermano-francez. Kjo letër nuk është e vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”.

Kështu ka thënë ambasada gjermane në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë, lidhur me një dokument që ka qarkulluar në disa media në Kosovë, e që flet për themelimin e të ashtuquajturit “distriktit autonom të Kosovës së Veriut” dhe për njohjen e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

“Non-paper”, është një term që përdoret në BE lidhur me pikat e diskutimeve që ndahen në mënyrë konfidenciale ndërmjet qeverive dhe institucioneve.

Gazeta “Koha Ditore” e ka publikuar këtë dokument, i cili është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Koha Ditore ka shkruar se nuk ka mundur të konfirmojë vërtetësinë e këtij dokumenti, “por disa diplomatë me të cilët ka kontaktuar gazeta, pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog”.

Në përgjigjjen e ambasadës gjermane është thënë edhe se Gjermania dhe Franca mbështesin plotësisht vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak ka mbështetjen tonë të plotë”, është thënë mes tjerash në përgjigjje.

Të dyja këto vende kanë thënë edhe se mbështetesin ndihmën për vendet e Ballkanit Perëndimor që të arrijë përparim drejt Bashkimit Evropian, pa harruar edhe bashkëpunimin e fuqishëm në këtë rajon.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se “non-paper” i publikuar nga “Koha Ditore” është “lajm i rremë”.

Kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, i është përgjigjur postimit në Twtter të ambasadorit gjerman, Rohde, duke thënë se “siç kemi thënë në artikull, supozohet se (dokumenti) është gjermano-francez… por, pikat që përshkruhen në këtë ‘non-paper’, fliten brenda dialogut të udhëhequr nga BE-ja”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të hënën se dialogu mes këtyre dy vendeve pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel.

Mirëpo zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë të njëjtën ditë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim në këtë datë.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close