Çfarë po ndodhë!?Gjeneralët francezë në pension ,i bëjnë thirrje të hapur ushtrisë për grushtshtet,dhe rrëzimin e presidentit Macron.

Në një letër të publikuar në revistën e krahut të djathtë “Valer aktuel ” një grup prej 20 gjeneralësh ushtarakë në pension nënshkruan një letër të hapur duke i bërë thirrje ushtrisë për të kryer një grusht shteti ushtarak dhe për të përmbysur Presidentin Emanuel Macron.
80 ish-oficerë të tjerë të rangut të lartë u bashkuan me grupin e gjeneralëve në pension, gjë që i jep rëndësi letrës së hapur.
“Ora është e vështirë, Franca është në rrezik,” thanë nënshkruesit,nën paralajmërimin e kërcënimit të luftës civile.
Marin Le Pen, udhëheqësja e Aleancës Kombëtare të krahut të djathtë extrem, u ka dërguar një mesazh gjeneralëve në pension duke u dhënë atyre mbështetje të plotë.
Në historitë moderne të vendeve europiane nuk ka ndodhur një gjë e tillë.Kjo thirrje është shqetësuese për demokracitë europiane në kohën kur e djathta extreme po merr teren dhe po mbështetet edhe nga forca të huaja anti-europiane dhe anti-perëndimore që vijnë nga Moska.
Xh.Arifi/proinformacion.com
CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close