Lakmia për të ngrënë është e lindur

Lakmia për të ngrënë është e lindur

ATSH/ – Lakmia e të ngrënit lind, nuk bëhet, shkruan në artikullin e saj faqja e internetit ”Il Giornale”.

Kjo do të thotë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj pasojave të pangopësisë.

Konsumi i tepërt dhe i vazhdueshëm i ëmbëlsirave, të pasura me sheqerna dhe yndyrna, jo vetëm që komprometon pamjen, por edhe dhe mbi të gjitha shëndetin.

Në fakt, një rritje në vijën e belit korrespondon me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve kronike si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe mbipesha.

Tërheqja e ushtruar nga ëmbëlsira dhe brumërat bëhet shumë e rrezikshme.

Sipas disa studiuesve në fakt shkaku kryesor duhet të kërkohet te një gjen.

Për të provuar këtë tezë ka rezultatet e punës së fundit nga një grup studiuesish nga Imperial College London, i udhëhequr nga Tony Goldstone, një ekspert për shumë vite i angazhuar në studimet e mbipeshës dhe humbjen e peshës.

Sipas studiuesve, prirja ndaj ushqimeve me shumë kalori përcaktohet nga mutacionet gjenetike në gjenet Fto (tashmë të akuzuara për predispozicion ndaj mbipeshes) dhe DRD2, gjen rregullator i dopaminës (neurotransmetuesi i kënaqësisë).

Testi, i cili përfshiu një grup heterogjen të njerëzve të shëndoshë dhe të dobët, i nënshtroi të gjithë pjesëmarrësit në projeksionin e një serie imazhesh të ushqimeve pak a shumë kalorike.

Gjatë testit, vullnetarët u ftuan të komentojnë dhe të shprehin preferencat e tyre. Gjatë testit, studiuesit, përveç regjistrimit të përgjigjeve, monitoruan aktivitetin e trurit përmes një skanimi MRI.

Studimi zbuloi se ata me mutacione gjenetike të Fto dhe DRD2 tërhiqeshin më shumë nga ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyrna.

Sipas ekspertëve, ky zbulim do të ishte interesant për të zhvilluar qasje të personalizuara për humbjen e peshës, veçanërisht për ato raste në të cilat pesha e tepërt komprometon cilësinë e jetesës.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close