Pfizer tashmë po teston te njerëzit,një pilulë që parandalon kovidin

Pilula e Pfizer që parandalon kovid 19 – PF-07321332 ,mund të jetë në dispozicion deri në fund të vitit nëse testimi në njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe Belgjikë është e suksesshme.

Medikamenti i përket një klase të ilaçeve të quajtura frenues të proteazës dhe pilula antivirale duhet të parandalojë përhapjen e virusit në trup duke bllokuar enzimën që përdor koronavirusi për të bërë kopje në qelizat njerëzore.

“Daily Mail” raporton se faza e parë e provave klinike në SHBA dhe Belgjikë është planifikuar të përfundojë më 25 maj, dhe nëse fazat e ardhshme, të cilat duhet të përfundojnë nga mesi i korrikut, vërtetojnë se ilaçi është i suksesshëm, ai mund të jetë në dispozicion në protokollet e trajtimit në vjeshtë.

Ilaçi, i njohur si PF-07321332, do t’u përshkruhej pacientëve në shenjat e para të infeksionit COVID-19.

Në këtë kohë është e panjohur nëse ndonjë agjenci qeveritare amerikane po financon provat klinike dhe nëse SHBA ka vendosur tashmë ndonjë porosi për ilaçin.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close