Kryeministri i Kosovës,Kurti fillon takimet zyrtare në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takohet me homologun belg, Aleksandar De Croo, komisionerë europianë, kurse sonte darkon me Miroslav Lajcak, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot fillon takimet zyrtare në Bruksel. Ky është udhëtimi i tij i parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz për Punë të Jashtme dhe Besnik Bislimi për  Çështje Europiane dhe Dialog.

Bilslimi ka pasur të martën një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialog, Miroslav Lajcak.

Fillimisht, Kurti do të ketë takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Europian.

Gjatë ditës, Kurti do të ketë kryesisht takime me komisionarë të fushave që janë më pak politike, por që mbulojnë sektorë, për të cilët Komisioni Europian beson se kanë rëndësi edhe për Kosovën.

Delegacioni i Kosovës pritet që të takohet sot edhe me komisionerin europian për Bujqësi dhe Zhvillim rural Janusz Wojciechhowski, atë për Drejtësi Didier Reynders, komisionaren për Energji Kadri Simons, për Ekonomi dhe Financa Paolo Gentiloni dhe nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Europian për Ekonomi Valdis Dombrovskis.

Gjatë ditës, Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Europian, David Sasolli.

Mirpo, takimet me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borrell do të mbahen të enjten.

Kurti takimin me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel e ka zhvilluar në mënyrë virtuale të martën pasi ai është dashur të shkojë në një udhëtim jashtë shtetit me urgjencë.

Kryeministri do të ketë takim gjatë vizitës në Bruksel edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Edhe burimet e BE-së pohojnë se kjo vizitë ka një agjendë të ngjeshur dhe takime për të diskutuar shumë tema e jo vetëm ato të karakterit politik.

Bashkëpunimi i Kosovës me Komisionin Europian në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, energjisë, ekonomisë dhe financave vlerësohet si mundësi për të nxitur investime dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.

Kosova, sipas raporteve të progresit të Komisionit Europian, në shumë prej këtyre fushave ka ngecje të mëdha dhe BE pret që qeveria të ketë më shumë vëmendje për të shënuar progres.

Vëmendja më e madhe megjithatë pritet të jetë për temat siç janë ndihma në procesin e vaksinimit, ku Kosova ka problem serioze me sigurimin e vaksinave deri tash dhe BE planifikon të ndihmojë, sikur edhe në përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Të mërkurën në mbrëmje, kryeministri Kurti do të ketë edhe një darkë me Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajcak.

N javn e kaluar, zyrtarët e lartë të BE-së për vazhdimin e dialogut kanë biseduar edhe me presidentin Serbisë Aleksandar Vucic, e madje Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell ka përmendur edhe datën e 11 majit si ditë e caktuar për takimin Kurti-Vucic.

Qeveria e Kosovës ka mohuar se është caktuar një datë e tillë.

Ndërkohë, në BE kanë sqaruar se ajo është vetëm një “datë e mundshme” dhe se “po punohet për të caktuar një datë për takimin e tyre”.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close