Departamenti i Shtetit: Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e Washington-it

Departamenti i Shtetit: Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e Washington-it

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Ned Price thotë Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Washington-it, i cili është nënshkruar në shtator të vitit 2020, e për të cilën, presidenti i SHBA-ve, ka thënë se e mbështet plotësisht.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Ned Price ka lëshuar një deklaratë në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi. Ai shpreh gatishmërinë e SHBA-ve të mbështesin nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohje reciproke.

Në mes tjerash, Price thekson se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Washington-it, i cili është nënshkruar në shtator të vitit 2020, e për të cilën, presidenti i SHBA-ve, ka thënë se e mbështet plotësisht.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, e cila i definon bazat e bashkëpunimit dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Ne mbështesim dialogun e mbështetur nga BE dhe inkurajojmë palët që në mënyrë urgjente përsëri të angazhohen në këtë proces për t’i definuar çështjet teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar zotimet e tyre në Washington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë, ka deklaruar Price.

Siç kemi parë, spekulimet e fundit të pajustifikuara në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmërinë në rajon dhe i rinxitë n tensionet e kaluara. Një e ardhme e qëndrueshme, me prosperitet për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisje të mirë, sundimin e ligjit, demokracinë multi-etnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, shkruan Price në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close