Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

BE synon rritjen e kthimeve vullnetare të migrantëve të parregullt

ATSH-AFP/ – Komisioni Europian ka prezantuar një strategji që synon të rrisë “kthimet vullnetare” në vendet e tyre të origjinës të migrantëve që nuk janë lejuar të qëndrojnë në BE.

Këto masa janë pjesë e paktit të ri për migracionin dhe azilin, një përpjekje e ekzekutivit europian për të reformuar sistemin aktual, gjashtë vjet pas krizës së migracionit në 2015.

“Këto kthime vullnetare, të cilat vijnë me ndihmë financiare, janë gjithmonë varianti më i mirë”, tha në një deklaratë eurokomisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, duke sqaruar se ato ishin më “efikase dhe më pak të kushtueshme”, sesa kthimet e detyruara.

“Vetëm rreth një e treta e personave pa të drejtë qëndrimi në BE kthehen në vendin e tyre të origjinës dhe nga këta më pak se 30% e bëjnë këtë vullnetarisht”, shtoi ajo.

Sipas shifrave nga shërbimet e Parlamentit Europian, një kthim i detyruar, që përfshin veçanërisht ndalimin dhe shoqërimin për personin e kthyer, kushton 3 414 euro, përkundrejt 560 euro për një kthim “vullnetar”.

Agjencia europiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare, Frontex, është thirrur të luajë një rol kryesor në këtë kontekst.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close