Deputeti i Vetëvendosjes,Rexhaj: Baza e “Non-paper” është në Serbi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se baza e “Non – paper” qëndron në Serbi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se baza e “Non – paper” qëndron në Serbi.

“Non – Paper e ka një bazë dhe ajo qëndron në Serbi. Nga shtetet të cilat u tha se erdhi, dolën dhe thanë që është fake news, mendoj që problemi parësor i këtij dokumenti është që Kosovën e sheh njëjtë sikurse që e ka parë Serbia për shkëmbim të territoreve”.

Rexhaj ka folur edhe për pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet në Shqipëri.

“Vetëvendosje që nga themelimi e ka pasur në program shtrirjen edhe nëpër vendet e tjera shqiptare. Për Albinin nëse në Kosovë është kryeministër, në Shqipëri është qytetar i saj. Ne kemi një kombësi. Nuk e shoh si problem por si mundësi, sepse fundja kosovarët dhe shqiptarët kanë një trung dhe trungu i tyre është shqiptar”.

Për rezultatin, Rexhaj tha se ka qenë i pritshëm pasi këto janë hapat e parë të shtrirjes së Vetëvendosjes atje.

Ndër të tjerash, Rexhaj ka folur edhe për vaksinat duke thënë se nuk ka dështim dhe se një pjesë e tyre do të mbërrijnë së shpejti, njofton Klan Kosova.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close