Netflix e ka futur Kosovën në listën e vendeve nga ku mund të regjistrohesh në këtë platformë

Platforma për shikimin e filmave dhe serialeve “Netflix” e vendosi Kosovën në listën e vendeve që mund të regjistrohen për të ndjekur përmbajtjen e saj, e cila faktikisht është edhe njohje e shtetit të Kosovës.

Kjo erdhi si rezultat i peticionit “Shtoni Kosovën si shtet në Netflix” të nisur në Internet, i cili u nënshkrua nga rreth 37,000 njerëz.

Peticioni kërkoi që në hyrje të regjistrimit të vendoset një kod telefonik për shqiptarët e Kosovës, të cilët dëshirojnë të regjistrohen në atë platformë.
Lajmi se “Netflix” njohu Kosovën u njoftua nga iniciatori i peticionit, Sovran Hoti.

“Netflix e ka shtuar Kosovën në listën e vendeve me kodin e zonës +383 në platformën e tyre. Faleminderit të gjithëve që më mbështetët në këtë arritje simbolike, por dinjitoze,” shkroi Hoti në Facebook./proinformacion.com

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close