Kush është gruaja për të cilën spekulohet se shkroi non-paperin e fundit për Kosovën

Kush është gruaja për të cilën spekulohet se shkroi non-paperin e fundit për Kosovën

Angelina Eichhorst është një nëpunëse civile Hollandeze, që mban pozicionin e Zëvendës Drejtorit Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore / Drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtëm. Eichhorst studioi Gjuhët dhe Kulturat e Lindjes së Mesme në Universitetin Katolik në Nijmegen dhe Shkencat Politike në Université Libre në Bruksel.

Përndryshe e dini kush asht kjo zonjë?

 

Kjo asht ajo në të cilën “dyshon” presidenti i Serbisë Vuçiq,se ka shkruar të ashtuquajturin non-paper për Kosovën.

Por,si ka mundësi që Vuçiq të dyshojë në këtë zonjë ,kur askush nuk dinte se kush e shkroi këtë.Ka mundësi që edhe kjo zonja të jetë një nga ata të tipit të Dick Martit,që sjellet nga diku nga qarqe të lidhura mes veti për të shkaktuar një “termet politik.

Edhe Marty solli një dokument që më pastaj u shndrrua në ligj të keq për Kosovën!

Zonja Eichhorst njihet mirë me Vuçiqin ,ajo ishte takuar me të siç mund ta shihni edhe në foton e vitit 2017,kur ky i fundit ishte kryeministër i Serbisë,ku kishin diskutuar për dialogun dhe Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë.

Me sa raportohet,zonja Eichhorst kishte takime dhe njohje edhe me dy krerët e dy vendeve shqiptare në Ballkan,Ramën dhe Thaçin.

/Xh.A./Proinformacion.com

 

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close